Categories Politike

Kushtetuesja/ Meta sulmon ambasadorët pas deklaratës së SHBA: Tym i strukturuar diplomatik

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi pas deklaratës së ambasadës së SHBA-së që çështja për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Presidenca i cilëson ambasadorët në Shqipëri si pjesë e një grupi të strukturuar diplomatik në Tiranë bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtësi. Por vijon më tej Meta, duhet të marrë fund sundimi i ambasadave dhe të fillojë sundimi i ligjit. Blushi thekson se mbrëmë kreu i shtetit zhvilloi një bisedë telefonike, por nuk e thotë se me cilin.

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!” deklaron Tedi Blushi.

Pak ditë më parë Ilir Meta shpalli ‘non grata’ në Presidencë ambasadorin e OSBE-së, sipas tij për dy arsye, njëra prej të cilave me argumentin se vendosi në diskutim dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Pyetja që shtrohet tani, është nëse reagimet e Presidentit kundër ambasadave të tjerë do të jenë vetëm në kuadrin e deklaratave apo do të përshkallëzohen në veprime konkrete si në rastin e Bernd Borchardt?

Postimi i zedhenesit te kreut te shtetit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME