Categories Lajme, Politike

Kuvendi i PD/ Paloka: Ne jemi demokratët e rrebeshit, të tjerët të shkojnë te shampanja!

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, mbajti fjalimin hapës të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.,

Pakoka tha se pjesëmarrësit në këtë Kuvend “janë demokratët e rrebeshit”, ndërsa të tjerët mund “të shkojnë te shampanja”, duke iu referuar koktejlit që po mban Lulzim Basha në korridorin e PD-së.

“Kjo ditë do hyjë në historinë e Partisë Demokratike dhe të gjithë shqiptarëve. Jo vetëm sepse për herë të parë mblidhet një Kuvend me kërkesën e demokratëve, as për numrin e jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve, por sepse pas 31 vitesh mblidhemi për të rithemeluar PD-në mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritëm,” tha Paloka.

Unë e kam konsideruar veten me fat që isha pjesë e themelimit të PD. Sot pas kësaj dite, ne do themi me krenari që unë isha aty në ditën kur u rithemelua PD”.

“Pas 25 prillit, Basha nuk u pozicionua përballë regjimit, por në krah të tij, duke e kthyer PD-në në një opozitë fasadë. Për këtë arsye jemi mbledhur këtu për të kuvenduar. Jemi mbledhur për të rikthyer shpresën dhe besimin jo vetëm te demokratët, por te të gjithë shqiptarët se opozita e vërtetë, kjo këtu, nuk ka vdekur dhe as nuk e ka ulur kokën, aq më tepër të hyjë në pazare me Ramën, por është gati të përballet me regjimin,” tha Paloka.

“Lulzim Basha iu plasi si bombë demokratëve, largimin nga grupi parlamentar i PD, të liderit historik, Sali Berisha”.

Paloka tha se Basha po vazhdon me politikën e përçarjes së PD, duke cituar madje edhe Grida Dumën, që uroi shkatërrimin e kësaj partie.

“Ne nuk mund të pranojmë shkatërrimin e PD-së vetëm sepse 5 apo 6 vetë kërkojnë të mbajnë një karrige,” tha Paloka. “Ne jemi mbledhur sot këtu që t’iu rikthejmë shqiptarëve opozitën e vërtetë dhe të rikthejmë PD-në te fitorja. Prandaj pa e zgjatur shumë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e themelimit të PD dhe ditën e parë të rithemelimit të PD-së”, tha Paloka, duke iu uruar punime të mbara Kuvendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME