Categories Kuzhina

Kungulleshka të skuqura me djathë, Receta speciale kalabreze që gatuhet kollaj

Prej disa kohësh, kungujt e njomë ose siç i njohim ndryshe kungullshkat, gjenden kudo në tregje, por a mendoni se njihni të gjitha mënyrat e gatimit të tyre? Sot goutmaisonde i ka gatuar sipas një recete kalabreze.

Përbërësit: 2 kungulleshka, 2-3 lugë gjelle miell, 1 vezë, 1/2 filxhan çaji djathë i grirë Parmigiano, 1/2 filxhan çaji djathë i grirë Pecorino, kripë, vaj për skuqje dhe majdanoz.

Përgatitja: Si fillim i presim kungulleshkat në formë rrethore shumë hollë. I vendosim në një tas të thellë, u hedhim pak kripë të trashë dhe i lejmë për 1 orë. Pas 1 ore shohim që kungulleshkat kanë lëshuar ujë. Ua derdhim dhe aty në tas hedhim një vezë , 3 lugë miell dhe i përziejmë mirë dhe po qe nevoja i shtojmë edhe 1 lugë tjetër. Masa është e qullshme.

I shtojmë gjithashtu djathërat dhe majdanoz të prerë imët. I përziejmë përsëri dhe në një tigan të thellë shtojmë vaj. Me një lugë marrim nga masa dhe e hedhim në skuqja me zjarr mesatar. Zakonisht masa e marrjes me lugë duhet të jetë gati 4-5 feta kungull bashkë me brumin. Tani ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME