Categories Kuzhina

Tortë me pana, krem, arra dhe fruta të freskëta

PËRBËRËSIT PËR PANDISPANJEN (BAZA PËR TORTËN):

2 vezë, 2 filxhana kafeje me vaj, 2 filxhana me kos, 2 filxhana sheqer, 2 gota uji me miell ,një lugë kafeje me sodë,

PËRGATITJA 1 Me një enë të gjerë hidhni vezët, vajin, sheqerin dhe kosin dhe trazojini mirë, më pas shtoni miellin dhe sodën duke e trazuar vazhdimisht, hidheni në një tepsi të rrumbullakët e të thellë pasi ta keni lyer me vaj,

2 piqeni në furrë me 180° për 30 minuta, pasi të jetë pjekur dhe të jetë ftohur prejeni në 3 feta me trashësi të barabartë, përgatisni kremin dhe panën dhe arrat i bëni në copa të vogla, frutat sipas dëshirës mund ta bëni me luleshtrydhe, ose me pjeshka me kumbulla me qershi etj…etj.. me çfarë t’ju pëlqejë, bëjini copa të vogla dhe hidhen në 2 shtresa,

3 merni një pjatancë të rrumbullakët dhe vini shtresën e parë të pandispanjës, nëse doni mund ta spërkasni pak me pije për ëmbëjsira më pas hidhni një shtresë me pana dhe frutat e arrat të shpërndara në të gjithë sipërfaqen, pastaj vini shtresën tjetër të pandispanjës, kremin, fruta dhe arrat,

4 veni edhe shtresën e fundit të pandispanjës dhe mbulojeni të gjithë me pana edhe anash, një pjesë të panës hidheni në një qese kuzhine për dekorim dhe mund ta dekoroni sipas dëshirës, unë zgjodha këtë dekorim se më pëlqeu po mund ta dekoroni edhe me fruta të freskëta në vend të luleve, për të ngjyrosur panën e dekorimit përdora ngjyra për ëmbëlsira. Ju bëftë mirë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME