Categories Lajme

VIDEO\ Ky është shqiptari nga Saranda që u plagos nga policia greke

Detaje të reja, kanë dalë në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotme në Athinë, ku 35-vjeçari shqiptar u plagos me armë nga policia greke. Mediat greke bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur, Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës.

Si ndodhi ngjarja? Budo, mëngjesin e ditës së sotme, konkretisht  rreth orës 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, ka vjedhur fuoristradën “Peugeot” të një gruaje.

Kjo e fundit kishte ndaluar makinën dhe kishte zbritur afër një kioske duke lënë makinën ndezur. Shqiptari i cili, e ka parë që makina është ndezur ka shfrytëzuar nga rasti duke hipu në makinë dhe duke ikur.

Si e zbuloi policia. Shqiptari edhe pse ka ikur me shpejtësi skëterrë u zbulua nga policia, pasi telefoni i drejtueses, ndodhej në mjet.

Përmes GPS të telefonit policia ka zbuluar vendndodhjen e mjetit. Ai është gjetur disa orë më pas i parkuar në kryqëzimin e rrugëve “Marinis” dhe “Aristotelous”. Policia ka pritur deri sa aty është shfaqur personi që e kishte vjedhur. Sapo ai e ka ndezur, i është bërë thirrje nga policia, por ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur motorin e policëve, duke p lagosur njërin prej efektivëve.  Në këtë moment, efektivët kanë hapur zjarr dy herë me pistoletë, duke plagosur në këmbë autorin.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulanca, që shoqëruan të plagosurit në spital.

Kush është Budo

Klaudio Budo, i cili u arrestua, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe “vjedhje”, si dhe ka një precedent për plagosje me thikë në Sarandë, në vitin 2015.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME