Duhanpirësit rusë kanë mbetur ‘’të shokuar’’ pasi ministria e emergjencave njoftoi se pirja e duhanit në ballkonet e blloqeve të apartamenteve do të ndalohet sipas rregullave të reja. Sipas rregullave të reja, “zjarri ” është i ndaluar në ballkonet e apartamenteve, si dhe në vendet e banimit nëpër konvikte dhe hotele.
Zyrtarët e ministrisë konfirmuan që pirja e duhanit do të ndalohej. Thyerja e rregullave të reja të sigurisë nga zjarri mund të shkaktojë një gjobë deri në 3,000 rubla (42 euro), ndërsa lënia e një cigare të ndezur që shkakton zjarr mund të shkaktojë kallëzime penale. Qytetet ruse përbëhen kryesisht nga ballkone të ndërtesave të larta ku njerëzit zakonisht pinë duhan kur janë në shtëpi.
