Categories Lajme

Ky shtet rihap kufijtë në nëntor, lejon udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar

Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke lejuar fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit dhe të të afërmve të tyre.

Që nga marsi i vitit 2020, vetëm disa australianë dhe të tjerë janë lejuar të hynë në këtë vend, për shkak të rregullave strikte kundër koronavirusit. Udhëtimi jashtë ka qenë gjithashtu i ndaluar. “Është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, tha kryeministri Scott Morrison.

Megjithatë, vetëm shtetet që arrijnë vaksinimin e 80 për qind të popullsisë do të kenë fillimisht lirinë e udhëtimit. Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna esenciale ose vizita e një të afërmi të sëmurë.

Hyrja lejohet për qytetarët australianë dhe të tjerët me përjashtime, por edhe numri i njerëzve që arrijnë atje ka kufizime. Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të bllokohen jashtë shtetit.

Udhëtimi për shtetasit e huaj nuk do të hapet menjëherë, por Qeveria tha se po punon për “mirëpritjen e turistëve përsëri”. Politika e ka ndihmuar Australinë që t’i parandalojë shpërthimet masive të koronavirusit, por ka qenë kontroverse për shkak të ndarjes së familjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME