Studimet e reja kanë zbuluar lidhje të shumta mes ushqimeve të pashëndetshme të cilat shkaktojnë gjumë të dobët. Sipas shkenctarëve personat të cilët kanë probleme me gjumë dhe ëndrra të këqija, priren të konsumojnë ushqime të pashëndetshme dhe ëmbëlsira.
Për konstatimin e kësaj çështje, janë analizuar dhjetëra pjesëmarrës të moshave nga 18 deri në 40 vjet. Rezultatet e kësaj analize kanë treguar se personat të cilët kanë problem me gjumë, konsumojnë ushqime me më shumë kalori siç janë: çokollatat, biskotat, çipsat dhe tortat.
