Categories Showbiz

La muzikën për biznesin, këngëtari krijon jetë të re në Florida, por kur vjen në Shqipëri…

Ka qenë një ndër këngëtarët e njohur të festivaleve të viteve `70-`80 dhe ne repertorin e tij numëron dhjetra këngë të suksesshme e të dashura për publikun e atyre viteve. Më pas ai shkëputet nga muzika dhe merret me biznes, duke krijuar një jetë të re në New York dhe më pas në Florida.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Pëllumb Elmazi, i cili vazhdon të jetojë në Florida, por rikthehet çdo vit në Shqipëri. Pasioni për muzikën e ka shoqëruar gjatë këtyre viteve duke kompozuar shpesh këngë. Sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu për jetën e tij të re larg Shqipërisë dhe pasionin për këngën.

“I kujtoj me nostalgji festivalet e viteve ‘70-‘80. U bënë gati 20 e ca vite që jam larguar nga Shqipëria. Kam jetuar në New York për 18 vite dhe kam 5 vite që jetoj në Florida. Më merr malli shpesh për ato vite kur kam qenë në Shqipëri, kanë qenë vite të bukura për brezin tonë. Kemi qenë në ato vite shokë shumë të mirë me njëri-tjetrin. Kam marrë pjesë në aktivitete dhe koncerte të ndryshme dhe ruaj kujtime shumë të bukura. Në atë kohë gjithçka ishte e kontrolluar, këngët nuk ishin zgjedhje tonat. Ne duhej t’i këndonim arritjeve, aksionit. Por festivalet në atë kohë ishin live dhe kishte tension të madh. Dëshira e këngëtarit është të jetë gjithnjë pranë publikut, unë edhe sot kam dëshirë të këndoj”, tregoi Pëllumb Elmazi./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME