Categories Politike

Kryeministri Giuseppe Conte në OKB: Italia në fillimin e një sezoni të ri të reformave. Cilësia e jetës, Marrëveshja e Gjelbër dhe Klima, priotitete të qeverisë

“Në Itali fillon një sezon i ri reformimi”

“Në Itali kemi përuruar një sezon të ri reformimi, i cili synon të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh”- Kështu u shpreh Kryeministri Italian Giuseppe Conte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të BashkuaraNë fjalën e tij, Conte foli për “një projekt që do të përqendrohet në zgjidhje që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe që iu përgjigjen emergjencave që rrethojnë shoqërinë tonë”.

Giuseppe Conte përsëriti se një nga prioritetet e qeverisë së formuar nga Lëvizja 5 Yjet dhe Partia Demokratike është të krijojë një “Marrëveshje të Re të Gjelbër” “për të riorientuar të gjithë sistemin e prodhimit drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të inkurajojë sjelljen e përgjegjshme shoqërore nga aktorët e ndryshëm ekonomike.”

“Në programin e qeverisë sime theksohet objektivi i qartë i barazisë gjinore – vazhdoi ai – Ne nuk mund të lejojmë një padrejtësi të rëndë që gratë, të barabarta në punë me burrat, të paguhen më pak se ata”.

Kryeministri Italian foli edhe për krizën libiane

“Arritja e një armëpushimi të besueshëm është vetëm një hap i parë urgjent dhe i nevojshëm për të rifilluar një dialog gjithëpërfshirës politik midis të gjitha palëve në Libi”. Sipas kryeministrit, dialogu është “mjeti i vetëm për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në një vend që, pothuajse nëntë vjet pas rënies së Muammar Gaddafi, nuk ka ende shansin të jetojë në paqe dhe prosperitet”. Ai u ka kërkuar vendeve anëtare të KB “të respektojnë dhe zbatojnë embargon e armëve në Libi, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”.

“Alarmi i klimës nuk mund të na lërë indiferentë”

Kryeministri Giuseppe Conte përcolli në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara edhe rrezikun e shembjes së një serie akullnajash përgjatë Mont Blanc, duke folur për “një alarm që nuk mund të na lërë indiferentë, në iluzionin se nuk na shqetëson apo kjo është diçka larg në kohë ose hapësirë.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për detyrën morale dhe politike për t’u dorëzuar fëmijëve tanë një planet në kushtet më të mira të mundshme”. Dhe siç kishte shkruar dje në Twitter, Conte tha se po synon të “vendosë mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, midis parimeve themelore të Kushtetutës sonë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME