Ne lagjen nr 2 te Laçit,prej gati 3 vitesh nënë e bijë janë të detyruar të jetojnë në kushte tepër minimale të jetës. Një shtëpi që nuk mund të çuhet e tillë.
Pamundësia ekonomike i ka detyruar ato të jetojnë në këtë shtëpi me lagështirë e cila rrezikon të shëmbet dhe tërmeti i 26 nëntorit e bëri krejtësisht të pabanueshme.
Ato shprehen se nuk kanë ku të shkojnë dhe janë të detyruar të qëndrojnë aty pasi qeraja është e vogël.
Me pensionin prej invaliditeti familja Ndoj është e detyruar të blejë ilaçet por dhe të ushqehen e paguajnë qeranë e të gjendur në këto kushte apeli i tyre është që shteti ti shikojë e ti ndihmojë.

