Categories Lajme

“Vajza do martohej në shtator”! Kushëriri zbulon detajin nga tragjedia e Bulqizës, banorët: Ja si e mësuam lajmin

Banorët e fshatit Ostren të Bulqizës tregojnë si e morën vesh lajmin bombë për vdekjen e tre familjarëve të familjes Tota, nënës me dy fëmijët.

Duke folur për gazetarin e “BalkanWeb”, Enver Doçi, ata thonë se ishin në xhami, kur mësuan lajmin tronditës, ndërsa shtojnë se e vërteta për vdekjen e tyre nuk dihet ende, pasi ka dyshime të jenë helmuar nga rrjedhja e gazit, por edhe nga ushqimi.

Ndërsa një kushëri i afërt i familjes tregon dhe një detaj tronditës, teksa thotë se vajza që humbi jetën, bashkë me nënën dhe vëllanë, ishte e fejuar dhe do të martohej këtë shtator, raporton “BalkanWeb”.

Banori 1: Disa thonë ndryshe, disa ndryshe, ne nuk i japim dum kësaj pune. Disa thonë janë helmuar nga bombola, disa thonë nga ushqimi, nuk e dimë të saktë. Ne jemi fshatar me familjen Tolaj, jo të afërt shumë, por si miqësi. Por nuk i jepet dum kësaj pune, saktë nuk e di askush.

Banori 2: Ne kemi dhënë e kemi marrë, i kemi rrethanat miqësore, por nuk dimë gjë. Sipas të dhënave nga televizorët dhe pëshpëritjeve të miletit, dikush thotë janë helmuar nga bombola e gazit, dikush thotë nga ushqimi. Ne nuk dimë më tutje, vetëm ekspertët mund ta dinë më mirë, siç e kanë verifikuar e parë punën.

Banori 1: Nuk kemi dëgjuar të kenë pas konflikte. Edhe ne u habitëm, ishim në xhami dje, atje e dëgjuam se si e ku, se u mor vesh bombë kjo punë. Shkon furgoni i shkollës e mbledh fëmijët, nuk erdhi filani, s’erdhi filani.

Kushëriri: I kam kushërinj të afërt, kurrë mos i ngjaftë kujt kjo ngjarje, se është shumë e rëndë. Ne e kemi marrë vesh përmes televizorit. Vajza që ka humbur jetën ka qenë e fejuar prej dy vitesh, do martohej këtë shtator. Është një ngjarje jashtëzakonisht e keqe. Nuk i dihet si iu ka ngjarë atyre, vetëm ajo vajza që është në spital mund të dijë fillimin dhe mbarimin, si ka qenë. Burri ka qenë në Greqi, iku pas vitit të ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME