Categories Lajme

Lajçak pas Kosovës, në Serbi: ‘Status quoja’ është e paqëndrueshme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën në Beograd se bisedimet janë me rëndësi thelbësore për të dyja palët, ndërsa status quoja është e paqëndrueshme.

Zoti Lajçak i cili shkoi në Beograd pas vizitës në Prishtinë, tha se “vendet anëtare të Bashkimit Evropian presin që bisedimet të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim” dhe se BE-ja kërkon nga të dyja palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dhjetë vitet e fundit. “Nuk kemi interes që të ruajmë ‘status quon’, por duam ta përmbyllim procesin aq shpejtë sa janë të gatshme të dyja palët”, tha ai.

Zoti Lajçak theksoi se vizita e tij në rajon zhvillohet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Por për shkaqe teknike nuk u bë e mundur që i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, të bëhej pjesë e vizitës”, tha zoti Lajçak pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ritheksoi qëndrimin e Beogradit se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur 13 vjet më parë më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Presidenti serb tha se duhet një zgjidhje kompromisi “që do të thotë askujt gjithçka, gjithkujt mjaftueshëm”, ndërsa u shpreh i bindur se Serbia do të jetë nën trysni për njohjen e Kosovës, duke përmendur edhe letrën e presidentit amerikan Joe Biden i cili ditë më parë duke e uruar atë për ditën e shtetësisë, tha se Serbia duhet të punojë për “arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën që do të përqendrohej me njohjen e ndërsjellë”. Zoti Lajçak, tha të martën në Prishtinë se pret që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mund të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që dolën fitues të zgjedhjeve parlamentarë të 14 shkurtit në Kosovë.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të jetë kryeministër i Kosovës, i tha zotit Lajçak se nuk është kundër bisedimeve me Serbinë, por kërkon që ato të jenë parimore dhe të përgatitura mirë./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME