Categories Lajme, Politike

Lajm i fundit

Është larguar nga jeta ish- i burgosuri politik Agim Musta, njëri ndër personat që arriti t’i mbijetonte ferrit të burgut komunist të Spaçit. Musta ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare. Prej kohësh Musta vuante nga një sëmundje dhe ishte në regjim shtrati. Homazhet do të zhvillohen nesër (e enjte) në orën 10: 00 pranë Mederesesë.

Kush është Agim Musta?
Agim Musta ka lindur në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1930. Musta kryer studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Ka punuar arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare dhe të mesme të vendit. Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg për agjetacion – propagandë nga gjykata ushtarake Tirane. Agim Musta ka shkruar për komunizmin, sistemin e burgjeve dhe persekutimin në kohën e diktaturës

Botimet e autorit
“Mandelat e Shqipërisë”, 1992
“Dosjet e gjalla”
“Kush ishte Enver Hoxha” (bashkëautor), 1996
“Burgjet e shtetit burg”, 1998
“Mjerim pafund”, 1999
“Harta e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar (1944-1991)”
“Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”, 2001
“Dëshmoj për të vërtetën”, 2004
“Antologjia e plagëve nën terrorin komunist” (bashkëautor), 2 vëllime 2006
“Album i burgjeve të diktaturës komuniste”, 2006
“Libri i zi i komunizmit”, 2007
Beniamin Bakalli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME