Rokadë në prokuroritë e rretheve, preket edhe Shkodra! Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur mbi katër caktime të përkohshme, tre në nivel drejtues prokurorie dhe nje në nivel prokuror dhe ka miratuar me shumicë votash raportin “Mbi veprimtarinë e Këshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhën dhjetor 2018-korrik 2019” dhe rregulloren “Pёr procedurën e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin, emërimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatёve pёr prokurorё, si dhe zhvillimin e karrierёs sё prokurorёve”.
Kështu në Shkoder me 10 vota pro është miratuar projekt-vendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të të prokurores Alma Bramo në pozicionin Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. Astrit Halili, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Krujë me urdhër nr.236 dt.02.11.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Shkodër. Ajola Prençi (Ymeri) prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Shkodër me urdhër nr.28 dt.17.01.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Kurbinit. Esmeralda Ndoci prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan me urdhër nr.280 dt.07.12.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Shkodrës. Saimir Bahiti prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gjirokastër me urdhër nr.216 dt.12.10.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Shkodër.
