Categories Politike

Meta apel në Ditën e Ashures: E domosdoshme të reflektojmë në këtë situatë (VIDEO)

Nga Sarisalltiku , ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë.

Ditën e sotme Presidenti, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures.  Në fjalimin e tij përveç urimeve për besimtarët Bektashinj, Meta ka dhënë edhe disa mesazhe politike.

Ai ka thënë se në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim për në BE nuk duhet të lejohet që  zhvillimet e fundit politike të errësojnë punën që është bërë ndër vite. Meta ndër të tjera ka thënë se në këtë situatë politike palët duhet të ndalen dhe të reflektojnë për ‘plagët’ që janë bërë shqetësim. Më pas presidenti ka thënë se duhet ti jepet fund lakmisë dhe egos personale.

Reagimi i plotë i Metës:

“Në kohët që po jetojmë përtej politikës së ditës e ardhmja po bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të antagonizmit politik artificial që nuk i shërben as unitetit të kombit dhe as qëllimit tonë për  anëtarësimit në BE. Është e domosdoshme të reflektojmë sa më shpejt për të ndalur largimin masiv të rinjve por edhe ti dhënë ritëm tjetër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Në këtë situatë të ndalemi e reflektojmë për plagëve dhe fenemoneve që na shqetësojnë. Të flakim tej lakminë dhe egon e sëmurë dhe të marrim përgjegjësitë. Perëndia të na ndihmojë për të nxjerrë në pah vlerat tona. Kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme në udhëtimin tonë drejt Europës,  që nuk mund të lemë të errësohen. Ti shtrijmë dorën njëri tjetrit, familjes dhe të dashurit. “  ka thënë ndër të tjera presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME