Dalin pamjet e momenteve pak përpara vr.asjes së 26-vjeçarit Santiago Malko, në datën 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Për këtë ngjarje, një muaj më vonë policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.
Aktualisht, në prangat e policisë është vënë vetëm Blendi Teta, 39-vjeçari i cili tashmë është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.
Në videon e parë duket qartë Blendi Teta, pak para momentit të vrasjes. Blendi Teta vëzhgon terrenin, vëzhgon edhe viktimën e ardhshme, 26-vjeçarin Santiago Malko, i cili sapo kishte zbritur nga automjeti dhe ishte nisur në drejtim të pediatrisë, pasi kishte të birin e sëmurë.
Blendi Teta sapo kishte dalë nga automjeti “Skoda”, me ngjyrë të bardhë dhe kontrollonte terrenin, që gjithçka të shkonte mirë, ashtu siç ishte përpiluar në planin fillestar, për ekzekutimin e 26 vjeçarit Santiago Malko.
Në videon e dytë, sërish vetëm pak çaste para ekzekutimit të 26 vjeçarit, duket një tjetër bashkëpunëtor.
Edhe ai sërish në automjetin “Skoda”, i cili, pak më i kujdesshëm, tenton të mos lërë gjurmë për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.
Është Ilir Selmani, i cili duket qartë në pamje, duke mbledhur bishtat e cigareve që 39-vjeçari Blendi Teta kishte lënë gjatë minutave që po ruante viktimën e ardhshme, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi, për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme.
Në këto pamje duket se si është pritur viktima nga atentatorët, si është ruajtur dhe se si ka shkuar deri në momentin final të ekzekutimit me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas fiks një muaji, tashmë policia dhe prokuroria kanë materiale të mjaftueshme në dorë, për të implikuar secilin prej tyre. Në dorën e prokurorisë tashmë janë gjurmë gishtash, prova fizike të gjetura në automjetet e sekuestruara dhe materiale të mjaftueshme për të fundosur secilin prej tyre.
Videon e gjeni te linku më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=FNRMsSAyAsg&feature=player_embedded
