Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Studentët e Ekonomikut kërkojnë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kërkojnë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule.

Në një njoftim të bërë të ditur për mediat studentët shprehen se, përveç plotësimit të 8 kërkesave kërkojnë dhe dorëheqjen e Dhori Kules.

Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve.”-shkruhet më tej në deklaratë.

Deklaratë për media

Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe studentët se: Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja jonë kryesore për një arsim cilësor. Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin real të kërkesave tona.

Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve bashkë. Nga nevoja për të mundësuar transparencë, duam t’iu bëjmë me dije se në kuadër të bashkëpunimit me pedagogët si çdo ditë të protestës edhe ditën e djeshme më datë 18 Janar 2019, zhvilluam një takim student-pedagog në ambientet e universitetit, ku ftesës drejtuar disa pedagogëve ju përgjigj edhe prof. Mimoza Manxhari.

Gjatë diskutimeve mes nesh, disa studentë me prapavijë partiake, sulmuan Prof. Manxharin me pretendimin se ‘ajo si person që ngel shumë studentë nuk duhet të jetë mes nesh’. Ne studentet reaguam menjëherë ndaj këtyre sulmeve dhe vazhdojmë të ftojmë çdo pedagog të na bashkohet për të mundësuar përmbushjen e misionit të protestës tonë.

Ne nuk duam të bëjmë avokatin e asnjë pedagogu, por as nuk mund të lejojmë akuzat e pabaza dhe të paramenduara nga individ të veçantë. Padyshim që ne do të insistojmë, që të krijohen mekanizma që të vërtetojnë performancën e çdo pedagogu. Sulmet e djeshme ishin të dirigjuara nga individë që janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT Dhori Kule.

Konkretisht Kristian Kina, kryetar i studentëve në Senatin Akademik, UT dhe anëtar i zjarrtë i LSI, dje (dhe jo vetëm) për llogari të Dekanit Dhori Kule ka iniciuar prishjen e diskutimit nëpërmjet sulmit aspak qytetar dhe të ndershëm ndaj pedagoges në fjalë e së bashku me militant të tjerë rreth vetes krijuan kaos dhe tension.

Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve. Beteja jonë për një arsim cilësor vazhdon dhe nuk do të ndalet, pasi nuk ka forcë të errët që mund të ndali vrullin e studentëve me pedagogët në krahë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME