Categories Lajme

Lajm i fundit, Vlorë

Konflikti që tronditi Vlorën pasditen e djeshme ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj , ka nisur për një kalë i cili ka kaluar mes plazhistëve të administruar nga viktima dhe djali i tij Ergest Beqiraj. Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik me të. Ai më pas është larguar nga zona  dhe një orë më vonë është kthyer me një makinë dhe katër persona të tjerë, Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan.

Dy prej tyre janë afruar pranë Beqirajve pë të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt dhe kushëririt të tyre. Beqiraj ka ndërruar jetë pas disa orës në spital.

Report tv mëson se viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që i biri rezulton i përfshirë në një plagosje me armë të ftohta të ndodhur në 2018 në Vlorë dhe ka qenë i dyshuar edhe si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimajt. Por burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se këtë konflikte nuk kanë lidhje me ngjarjen e djeshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME