Categories Lajme

Lajm i madh! Dorëzohet Vuçiç: Kosovën e kemi humbur, shqiptarët e kanë Amerikën nënë dhe babë. S’bëjmë dot luftë me ta!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic ne nje intervise per RTS ka thënë se, ndonëse njerëzit mendojnë se Kosova ka qenë serbe me shekuj të tërë, nuk është e vërtetë. Në intervistën për televizionin publik serb, Vuçiçi tha se Serbia gjithmonë ka luftuar për Kosovën dhe gjithmonë ka humbur.

“Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë e Metohi, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar.

Para kësaj periudhe, numri [i serbëve] është rritur nga viti 1955, por më pas nisën presionet nga migrimi shqiptar. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe dhanë gjithçka për të vetin, shtetin e tyre shqiptar, e ne kemi qenë plotë kompromise, madje e kemi lëshuar edhe vendin.

Të gjithë dëshironin të çlironin atë të veten edhe pse ajo ka qenë serbe. Kemi bërë gabime dramatike, nga të 90-at e tutje jo aq të dukshme, por në kuptimin e zhvillimit ekonomik kanë qenë të këqija”, ka thënë Vuçiçi duke folur për politikën serbe ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në njërën anë sheh se serbët nuk dëshirojnë zgjidhje të problemit të Kosovës, e në anën tjetër nuk e dimë se me çka përballemi.
Ka thënë se sipas statistikave dhe hetimeve të cilat i ka parë, shumica e popullit të Serbisë dëshiron të mbetet njëfarë statusi neutral, por ka bërë me dije se kjo nuk është e mundur.

Sipas fjalëve të Vuçiqit, shqiptarët janë të gatshëm të përmbyllin shtetësinë e Kosovës me çdo çmim.

“Por, a jemi edhe ne? Ju pyes se çfarë do të bëjmë nëse do të vinte deri tek ndonjë përleshje? Për këtë arsye vazhdimisht ju kam folur se duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, shtoi Vuçiçi, duke kujtuar se ka pasur “luftë me tërë botën dhe me shqiptarët”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia do të ketë probleme edhe më të mëdha se çështja e Kosovës.

“Ne s’kemi dashur të kuptojmë situatën tonë. Gjendja ekonomike është pak më e mirë, e ne mendojmë se mund të bëjmë edhe ato që s’mund t’i bëjmë”, tha Vuçiçi.

Presidenti serb tha të ketë biseduar me zyrtarë të BE-së të cilët i kanë thënë se të gjithë së bashku duhet të bisedojnë, por ka thënë se nuk do të pranojë presione e shantazhe.

“Kanë disa ide për disa kompromise, por asnjë se si t’i qetësojnë shqiptarët. Janë përplot ide, por unë më s’jam i gatshëm t’i dëgjoj. Nuk më intereson fare çmimi. Amerika për shqiptarët është edhe nënë edhe baba, e të tjerët halla e teze”, tha Vuçiçi.

Ai foli edhe vrasjen e politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç, duke thënë se Milan Radojiçiç, i cili u mor në pyetje sot nga organet shtetërore serbe, nuk është fajtor, ndonëse “ai është akuzuar nga të gjithë politikat e mediat, e disa edhe kanë konstatuar se ai është ‘vra.sësi i sigurt’”.

Vuçiqi tha se Serbia ka shumë informata për vra.sjen e Ivanoviçit, edhe pse ka heshtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME