Categories Lajme

‘Lajm i shkëlqyer për të gjithë’, gazetarja pranë qeverisë kritikon Ramën

Gazetarja Iva Tiço ka reaguar mbi lajmin e qeverisë për faljen e gjobave të vëna gjatë pandemisë, për të gjithë qytetarët dhe bizneset që nuk respektuan rregullat e karantinës.

“Një lajm i shkëlqyer për të të gjithë ne trapat që për tre muaj ndenjëm brenda e u bindëm. Hë më ta lumsha shtet…”, shkruan ajo me ironi, ku nuk e fsheh zhgënjimin, ndoshta për herë të parë ndaj qeverisë së Edi Ramës, që aq shumë e mbështet. “Gjatë pandemisë u gjobitën dhe u vendosën rregulla strikte ku edhe në farmaci nuk mund të shkonim pa njoftuar. Pati jo pak qytetarë që e shkelën urdhrin e dhënë por shumica qëndruan.

Krejt papritur qeveria ka vendosur që të falë gjobat me qëllimin lehtësimin dhe amnistimin e këtyre shkeljeve bazuar edhe në situatën psikologjike tek qytetarët. Por nga ana tjetër pa dashur krijon edhe precedentin që në të ardhmen dikush mund të shkelë një urdhër, se gjobat pas ca kohësh amnistohen. Ups, ndoshta edhe kështu ndodh”, vijon ajo.

Kujtojmë se Këshilli i Ministrave ka miratuar një ditë më parë aktin normativ që parashikon faljen e të gjitha gjobave të vendosura nga data 17 prilli deri në 7 tetor 2020. Mësohet se institucionet përkatëse duhet të përgatisin para datës 30 tetor listën e personave që janë ndëshkuar dhe do duhet t’u kalojnë paratë në llogaritë përkatëse jo më larg se data 15 nëntor.

Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Këshilli i Ministrave ka publikuar në faqen zyrtare aktin normativ pas propozimit të tre ministrave, përkatësisht Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME