Categories Politike

Nga Basir Çollaku te Jul Deda, lënia jashtë e Sali Berishës/ Kush janë kandidatët e PD-së për Tiranë

Teksa PD ka publikuar listën me 140 të propozuarit e saj për të qenë në listat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, padyshim që spikasin në mesin e tyre dhe emra të njohur të medias apo të sportit, por pse jo dhe ata që ndoshta dikur kanë qenë kritikë të kreut demokrat Lulzim Basha.

Mes listës së kandidatëve padyshim spikasin regjisori Robert Budina, aktori Julian Deda, ai i ish-kapitenit të Tiranës Gent Muça, ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, futbollistit Andi Lila dhe atletes Klodiana Shala. Po ashtu në mesin e të propozuarve janë edhe gazetari Basir Çollaku, apo dekanja e fakultetit të Gjuhës dhe Letërisë Lili Sula, apo një tironseje të vjetër si Mirela Bogdani.

Në listën për deputetë të Tiranës është edhe ish-deputeti Agron Shehaj, i cili është zhvendosur nga qarku i Vlorës në drejtim të kryeqytetit, ndërsa demokratëve i është ribashkuar edhe Aleksandër Biberaj, pas disa krisjeve që ka pasur me kreun demokrat Lulzim Basha.

Në listë nuk mungojnë as emrat e biznesit siç është Zak Topuzi, ndërkohë që në Tiranë është propozuar si deputete dhe vetë zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Edhe pse ka pasur disa pakënaqësi me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, dhe qendrimin e Lulzim Bashës, në listën e Tiranës ndodhet dhe emri i Arben Ristanit, i cili është propozuar nga dega 9 e PD në kryeqytet. Po ashtu një prej atyre që kanë kritikuar Bashën dhe është pjesë e listës është dhe analisti Tomor Alizoti.

Po ashtu një tjetër figurë e njohur, që nuk u zgjodh në qarkun ku ka garuar më parë, në Kukës, është Flamur Noka, i cili i është bashkuar listës për Tiranën, ndërsa mundëinë për të qenë në Kuvend, mund ta ketë dhe ish-kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, i cili është një nga të propozuarit e bazës. Ndërkohë që në Tiranë nuk figuron emri i Sali Berishës, i cili duket se në fund të të gjithë procesit do të zgjedhë qarkun ku do të kërkojë që të kandidojë, njësoj siç është shprehur vetë Lulzim Basha.

Po ashtu jashtë listave kanë mbetur derimë tani vetë Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, të cilët do të vendosin në fund të të gjithë procesit, qarkun ku do të garojnë. Mbetet ende mister PD dhe partitë e tjera do të garojnë në një listë të përbashkët në koalicion, pasi kjo do të shtonte më shumë dhimbje koke te Basha, i cili duhet të mendonte në listë vende të sigurta dhe për të vegjlit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME