Categories Lajme

29-vjetori i PS, Rama: Gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e shumë punëve për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje të historikut të Partisë Socialiste ndër vit, duke uruar 29-vjetorin e kësaj force politike. “Mirëmëngjes. Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon”, është shprehur Rama.

Në videon e publikuar nga Rama tregohen pamje që prej burgosjes së ish-kryetarit të saj, Fatos Nano, trazirat e 97-s, vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste nga 1997 deri në vitin 2005. Vitet e opozitës, 21 Janari, dhe më pas rikthimi në pushtet në 23 qershor 2013. Vitet e qeverisjes, protestat për armët kimike, marrëveshja e 17 majit me PD, fitorja në 2017-n, vendimi për shtyrjen e hapjes së negociatave nga Këshilli Europian në tetorin e 2019-s, tërmeti tragjik i 26 nëntorit si dhe shumë ngjarje të tjera, të cilat kanë shënuar këto vite të Partisë Socialiste.

“Jeta juaj është e juaja, mos e lini të struket nën hijen e nënshtrimit prej goditjeve. Hapini sytë katër. Ka dalje edhe kur s’ka. Ka dritë diku. Mbase s’do ketë aq shumë dritë, por ka aq sa për të mundur terrin. Hapini sytë katër. Zotat do t’ju ofrojnë shanse. Shihini. Kapini. Ju s’mund ta mundni vdekjen, por nganjëherë vdekjen e të jetuarit mund ta mundni. E sa më shpejt mësoni ta bëni këtë, aq më shumë dritë do të ketë. Kujtojeni këtë gjithë sa kohë jetoni. Jeni mrekullia vetë. Zotat presin të kënaqen brenda jush. Nëse doni ta provoni, shkoni deri në fund përndryshe mos u nisni fare. Nëse doni ta provoni, çojini deri në fund. Gjithçka tjetër është qëndrueshmëri. Sprovë deri në çfarë pike jeni gati të rezistoni dhe do t’ia dilni pavarësisht rrëzimeve dhe shanseve fare të vogla e do jetë më mirë se ç’mund të parafytyroni. Nëse do ta provoni, shikojini deri në fund. Asnjë ndjesi tjetër si kjo nuk ka. Krejt të vetëm para zotave. Nata do ndriçojë nga zjarri juaj. Bëje, bëje, bëje, deri në fund. Do ta çoni jetën tuaj drejt të qeshurës së përsosur . Është e vetmja betejë që vlen të luftohet. Sukseset tona të mëdha s’mund t’i kemi kurrë pas, sepse fati që duam sheh nga lart”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME