Categories Lajme

Agjëruan deri në vdekje, humbin jetën 47 persona në Kenia, anëtarë të një sekti

Policia keniane deri më tani ka identifikuar trupat e 47 personave që ata besojnë se ishin anëtarë të një sekti të krishterë që besonin se do të shkonin në parajsë nëse agjëronin deri në vdekje.

Policia filloi zhvarrosjen e trupave nga pylli Sakahola pranë qytetit bregdetar të Malindit të premten. “Në total, 47 njerëz vdiqën në pyllin Sakahola,” tha inspektori i policisë Charles Kamau për Reuters. Por ai shtoi se hetimet vijojnë për identifikimin e viktimave të tjera.

Në fillim të këtij muaji, policia shpëtoi 15 anëtarë të sektit, Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë, të cilët thanë se ishin urdhëruar të vdisnin nga uria. Katër nga ata njerëz, megjithatë, vdiqën para se të arrinin në spital.

Udhëheqësi i sektit, Paul Mackenzie, u arrestua pasi autoritetet morën një informacion për “varre të cekëta” në të cilat ishin varrosur të paktën 31 ndjekës. Mediat lokale raportuan se Mackenzie refuzoi të hante ose të pinte asgjë gjatë kohës që ishte në paraburgim.

Ministrja e Punëve të Brendshme Kiture Kidiki tha se i gjithë pylli, që mbulon rreth 3,200 hektarë, është rrethuar dhe është shpallur skenë krimi.

“Kjo shuplakë e tmerrshme në fytyrën e ndërgjegjes sonë duhet të çojë jo vetëm në dënimin e ashpër të autorëve të kësaj mizorie në kurriz të kaq shumë shpirtrave të pafajshëm, por edhe në rregulla më të rrepta (përfshirë vetërregullimin) për çdo kishë, xhami, tempull apo sinagogë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME