Categories Lajme

Autorët përdorën 2 makina, detaje të reja nga atentati ndaj prokurorit Ndoja

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë ku mbetën të plagosur prokurori i Durrrësit Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe  Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga veprimet e kryera deri më tani është arritur në përfundimit se atentati mund të jetë porositur nga persona të tretë. Nisur nga trajektorja që ka përshkuar makina  e autorëve që u gjet e braktisur në Shkafane të Ishmit është arritur në përfundimin se ata janë larguar përmes kësaj zone duke shmangur rrugën nacionale Durrës- Vorë- Fushë Krujë ku ka një përqendrim të forcave policore dhe një numër të lartë kamerash sigurie.

Dyshimet paraprake janë se autorët kanë qenë me dy automjete. Sipas burimeve, kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndojës dhe Lahos.

Para atentatit, Ndoja ka qenë duke drekuar me 2 persona të tjerë në një restorant në zonën e plazhit dhe më pas janë larguar nëpërmjet unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë. Dyshimet janë se Ndoja është mbajtur në vëzhgim nga autorët.

Deri në këto momente janë marrë një pyetje një numër i lartë personash të cilët më pas janë lë të lirë, ndërkohë që ekspertë të laboratorit shkencor janë duke analizuar provat e gjetur në mjetin e braktisur, që konsiderohet si provë e çmuar në duart e grupit hetimor.

Grupi hetimor ka marrë pamjet e një sërë kamerash sigurie të cilat po analizohen për të mundësuar shfaqjen e mjetit me të cilin autorët mund të kenë ndjekur veprimet e prokurorit Ndoja i cili bënte çdo ditë vajtje ardhje rrugën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Në  Durrës vazhdon të ketë një numër të madh forcash speciale të ardhura nga Tirana, RENEA dhe FNSH të cilët kanë vepruar në Durrës deri në Fushë Krujë.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private, një ‘Benz CLS’ që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME