Categories Lajme

Flet vjehrri i 33-vjeçares që dyshohet se u vra nga grabitësit: Liridona kishte 3 mijë euro në çantë, djali iku nga makina

Vjehrri i 33-vjeçares, Liridona Murseli, e cila dyshohet se u vra nga disa grabitës në Prishtinë në afërsi të banesës së saj ka treguar detaje nga ngjarja tragjike.

Shaban Murseli tha për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti për News24, se gjendja e dy fëmijëve të viktimës, që ndodheshin në automjet kur grabitësit u bënë pritë dhe djali i tij janë në gjendje të rëndë psikologjike.

Vjehrri i viktimës tregoi se Liridona ka pasur në çantë një shumë prej 3 mijë euro dhe sipas tij, ajo dyshohet se ka bërë rezistencë ndaj është qëlluar nga grabitësit.

“Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina”, tha ai një prej versioneve të ngjarjes.

Ndërsa tregoi edhe një tjetër variant, “ku Naimi ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë”, duke shtuar: “Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”.

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina.

Nga Suedia kam mbërritur sot në mëngjes dhe nuk jemi takuar ende. I kam lexuar mediat. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, apo ka një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën-tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME