Categories Lajme

Ilir Alimehmeti apelon votuesit e Tiranës: Dilni dhe votoni, sot vendoset e ardhmja e qytetit tonë!

Drejtuesi i listës së kandidatëve të koalicionit “BF” për Tiranën, Ilir Alimehmeti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.

Ai u shpreh se pushtet synon të largojë ata nga qendrat e votimit, por shtoi se njerëzit duhet të vendosin sot për të ardhmen e qytetit.

“Të nderuar qytetarë të Tiranës. Sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetarët.

Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka pasur përpjekje, ka pasur prezencë të punonjësve të bashkisë, pranë qendrave të votimit. Ka pasur parregullsi, ka pasur vonesa 2-3 orëshe për shkak të mos funksionimit në qindra qendra votimi të pajisjeve të pajisjeve të identifikimit elektronik. Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, të ngurrojnë njerëzit, që njerëzit të pengohen, të mos dalin e të mos votojnë.

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë.

E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht.

Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME