Categories Lajme, Politike

Ilir Meta: Është koha për revolucion, autobusi i Belindit është shpresë e madhe!

Kreu i Partisë së Lirisë, u zotua për “revolucion” në stadiumin Air Albania, gjatë fjalimit të tij në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Meta, duke marrë shkasë nga hyrja në stadium e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, tha se autobusi i Belind Këlliçit simbolizon shpresën.

Nga podiumi i stadiumit Meta ngriti në piedestal kandidatët e opozitës për kryetarë bashkie si dhe ata për Këshillat Bashkiakë.

Ilir Meta: Është koha për revolucion, autobusi i Belindit

“Është koha të vrapojmë! Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetit vendor. Pyes veten, pas 4 vitesh do shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte ndonjëherë në Shqipëri, që ky vend anëtar i NATO, 100 përqind pro evropian, të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut siç është e gjithë Rilindja.

Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion. Për revolucionin me votë që do sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut. Ai autobus atje është një shpresë e madje, jo thjesht për transportin falas, çdo ditë për qytetarët e Tiranës. Ai autobus është shpresë, se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare, por që shkojnë te pronarët e incenaratorëve që nuk ekzistojnë. Ndaj, të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rival, por vetëm një regjim të kalbur në themelet e tij të korruptuara. Kanë përballë një regjim që ka nevojë për një të shtyrë me votën tuaj. Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia vendit tonë”, tha Meta.”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME