Categories Lajme

Katër vite burg për shqiptarin, vodhi pikturat e Picasos dhe i shiti me vlerë qesharake

Një 37-vjeçar më shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim në Zvicër, pasi kishte vjedhur piktura të Pablo Picassos në shtëpinë e një pensionisti dhe i kishte shitur në treg për 150 euro

Raportohet se shuma totale e vjedhjes ishte 75 mijë franga. Në mesin e sendeve që vodhën ishin dy piktura të piktorit të famshëm Pablo Picasso, vlera e të cilave në treg sillet rreth 50 mijë franga zvicerane.

Autori u dënua duke u bazuar në gjurmët që la. Se ku gjenden pikturat e Picassos, ai ka thënë në gjykatë se nuk e di, ndërsa ka treguar se i shiti me çmim të ulët në treg në Thurgau.

“Ishin false, i kam shitur në treg për 150 euro”.

Ai ka treguar se ishte një vjedhje e planifikuar. Ai duke u përgjigjur në sallën e gjyqit, po përpiqej të mbante lotët dhe tregoi se kishte humbur gjithçka duke luajtur poker. Të moshuarit nuk doja t’i bëja keq, është shprehur ai.

Një ditë më pas, ndalova pranë shtëpisë dhe pashë nëse i moshuari kishte mundur të lirohej”.

Gjykata e ka dënuar kosovarin me katër vjet e gjysmë burg. Pas kësaj, ai duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet dhe të paguajë shpenzimet e gjyqit dhe një dëmshpërblim prej 25.680 franga për sendet e vjedhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME