Categories Lajme

Konflikt për guroren/ Dhunohet kryeplaku në Klos, denoncimi: Më qëlluan me grushte në fytyrë e trup

Kryeplaku i fshatit Kerr Sali Muça, në Bashkinë Klos është dhunuar nga një bashkëfshatar.

Ai ka treguar për News 24 se është dhunuar nga Besnik Muça, djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe konflikte.

Pas dhunës, kryeplaku i fshati ndodhet për mjekim në spital ndërsa ka bërë thirrje që të merren masa nga drejtësia dhe të zbatohen ligjet. Theksohet se shkak i konflikt të nisur me Vebi Muçën është bërë një gurore.  Gjithashtu kryeplaku ka ngritur shqetësimin pasi banorët kundërshtojnë hapjen e gurores

Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital.

Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin. Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi. Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici.

Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim.

Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME