Categories Lajme

Kontrolle në vijën bregdetare/ Bllokohen 4 mjete lundruese në Sarandë, gjobiten pronarët

Kontrolle intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe liqenore nga Saranda në Shkodër. Kontrollet, në kuadër të rritjes së sigurisë detare, zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundurese, si dhe të parandalimit dhe goditjes së krimeve kufitare.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave, të hartuar për forcimin e kontrolleve ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, nga Saranda deri në Velipojë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME