Categories Lajme

“Vlorën e dua të pastruar”/ Rama: Deputetët të marrin uniformën e pastrimit dhe të dalin në terren, gushtin pushim e kanë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falenderimeve këtë të shtunë, duke u ndalur në Vlorë ku ka falenderuar qytetarët për besimin dhe votën e dhënë në zgjedhjet e 14 majit.

Rama vuri theksin tek pastrimi i vijës bregdetare dhe qytetit në tërësi.

Ai u shpreh se kryebashkiaku i ri, Ermal Dredha, së bashku me çdo punonjës në Bashki, duke përfshirë edhe deputetet të nisin nga puna dhe të pastrojnë çdo cep të qytetit.

“Është koha që Ermali të marrë në krah të gjithë ata që duhen marrë në krah për atë punë dhe ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë, por jo vitin tjetër. Cdo ditë kryetari i Bashkisë, me të gjithë të tjerët në Bashki,m qofshin të pastrimt, gjelbërimit, planifikimit, duhet të dalin dhe të pastrojnë Vlorën.

Bashkë me deputetët se harrova deputetët,  Se në gusht nuk keni parlament, merrni një uniformë të pastrimit dhe punoni tetë orë në ndërmarrjen e pastrimit.Koshat e plehrave janë një shëmtie e madhe në qytet dhe nuk justifikohen me asgjë, se nuk është Kina.

Një pëllëmbë vend është për të mos u mbajtur pastër. Shprsoj se së bashku do të bëjmë punë akoma më të mëdha. Jam i bindur që Bashkia e Vlorës do të futet komplet në një marsh tjetër”, tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME