Categories Lajme

“Mesdheu Lindor nuk është një ‘shesh loje”, Franca i nis paralajmërim Turqisë

Franca paralajmëroi sot Turqinë se Mesdheu Lindor nuk mund të jetë “një shesh loje” për “ambiciet” kombëtare, ndërkohë që tensionet vazhdojnë të rriten mes Ankarasë dhe Athinës për kërkimin e hidrokarbureve në këtë zonë. “Mesdheu Lindor nuk mund të jetë një shesh loje për ambiciet e disave, kjo është një e mirë e përbashkët”, deklaroi ministrja franceze e Ushtrisë, Florence Parly në Twitter, ndërkohë që Parisi, Roma, Athina do të vazhdojnë një manovër ushtarake të përbashkët deri të premten në këtë sektor. “Mesdheu Lindor po transformohet në një hapësirë tensionesh. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim”, shtoi Parly. “Mesazhi ynë është i thjeshtë,

përparësia ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe diplomacisë në mënyrë që Mesdheu Lindor të jetë një hapësirë e stabiliteti dhe e respektimit të ligjit ndërkombëtar”, theksoi Parly. “Franca do të angazhojë tre avionë luftarakë Rafale, një fregatë dhe një helikopter në manovrat e përbashkëta”, shtoi ministrja franceze e Ushtrisë.Zbulimi këto vitet e fundit i zonave të gazit në Mesdheun Lindor ka ngjallur tensione të ashpra mes Ankarasë dhe Athinës, që pretendojnë për disa zona detare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME