Categories Lajme

Mot i keq me reshje të dendura në Milano, ‘shkulen’ çatitë e disa ndërtesave dhe rrëzohen pemët

Pasditen e sotme ka pasur një rrebesh të dendur në Milano. Brenda dy orësh, në zonën e gjerë të kryeqytetit italian, zjarrfikësit kanë marrë mbi njëqind e tetëdhjetë thirrje.

Qytetarët kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për shkak të rënies së pemëve në rrugët kryesore apo dëmtimeve që kanë pësuar çatitë e shtëpive nga era e fortë.

Moti i keq shkaktoi probleme edhe për tramvajet e Milanos dhe disa lidhje hekurudhore. Një burrë, 68 vjeç, ka pësuar lëndime të lehta në kokë nga një pllakë e cila ka dalë nga një ndërtesë në qendër të qytetit.

Për shkak të rënies së pemës, trafiku është ndalur përkohësisht në autostradën që lidh Milanin me Xhenova.

Kryebashkiakët e Milanos dhe Monzas mbyllën parqet publike më herët sot për shkak të motit të keq. Era e fortë bëri që dhjetëra pemë të bien, më në fund, në qytetin Vercelli në Lombardi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME