Lajme

Ngacmoi seksualisht në parking një të huaj dhe në ashensor të miturën, arrestohet 25-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “HARASSMENT” është vënë në pranga 25-vjeçari Xh.B. i cili ngacmoi seksualisht 2 vajza.

Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, e cila e kallëzoi në polici për ngacmim seksual në ashensorin e pallatit ku ajo banon. Po ashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari i arrestuar ka ngacmuar seksualisht edhe një shtetase të të huaj në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close