Categories Lajme, Turizëm

Një diamant i ri i shtohet kurorës së akomodimit të Vlorës, lind Regina Blu Hotel

Në një situatë aspak të favorshme për turizmin, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, ata që guxojnë, janë gjithmonë vizionarët. Kështu mund të cilësohet një strukturë e përmasave tilla si Regina Blu Hotel, pjesë e Regina Group, që erdhi në jetë pikërisht dje, në kulmin e krizës botërore që po kalon sektori i turizmit. Një investim i guximshëm i standartit me pesë yje, që tashmë do të jetë privilegj i pushuesve që do të zgjedhin Vlorën për pushime.

Duke qenë pjesë e Regina Group, një emër që tashmë njihet për cilësinë dhe besueshmërinë në shërbimin e standarteve të larta, Regina blu Hotel, do të jetë pa dyshim në krye të listës së zgjedhjes së pushuesve, gjë që ka ndodhur tashmë, duke qenë se hoteli i ri buzë Jonit në Radhimë, është thuajse i gjithi i prenotuar për verën e 2020-ës, kryesisht nga tur operatorët e mëdhenj të Kosovës, me gjithë vështirësitë që paraqet ky sezon. Historiku i suksesshëm i Regina Group, i cili filloi pikërisht këtu ku sot ngrihet Regina Blu Hotel, me strukturën e parë pritëse modeste, vazhdoi me sektorë të tjerë të turizmit siç janë ekskursionet dhe më vonë lundrimet turistike, përmes flotës së anijeve “Regina”, më pas me Regina City Hotel, një investim që rriti ndjeshëm standartet e strukturave të akomodimit dhe vjen sot me Regina Blu Hotel, e cila i çon këto standarte në nivelin e pesë yjeve.

Mund të thuhet pa frikë se emri “Regina” përfaqëson në një farë mënyre brandin e turizmit vlonjat, përmbledhur nën emëruesin e përbashkët “Regina Group”, duke qenë se mbulon sektorët kryesorë që përbëjnë turizmin. Rrjeti i hoteleve, që tashmë kryesohet nga Regina Blu Hotel dhe vazhdon me Regina City Hotel, Florence Hotel, etj., flota e anijeve turistike “Regina”, e cila i ka dhuruar vetvetiu një sektor tjetër punësimi qytetit të vlorës, atë të ndërtimit të anijeve në vend, që përshkon ujrat e Jonit, nga Vlora deri në Porto Palermo për të argëtuar pushuesit e shumtë dhe për t`i njohur ato me bukuritë e brigjeve të Vlorës dhe Regina Travel, që synon të kthehet në operatorin më të madh turistik të Jugut.

Ky investim më shumë se njëzetvjeçar ka pas një emër që tashmë është i njohur për të gjithë botën e turizmit. Ai është Vasil Bedinaj, një sipërmarrës i guximshëm, që ka sjellë jo pak risi në fushën e turizmit e jo vetëm atij vlonjat. Përveç rrjetit të hotele, që nisën si një aventurë në vitet e para e të vështira të tranzicionit shqiptar, ai solli për herë të parë në Shqipëri, anijet turistike, që vizitorët e shumtë të njihnin nga afër Sazanin, ishullin e ndaluar.

Kjo solli gradualisht edhe një sektor krejtësisht të ri në ekonominë shqiptare, siç është ai i ndërtimit të anijeve, që dalngadalë po mbushin brigjet e Shqipërisë, duke u dhënë atyre panoramën e munguar të pranisë së trafikut detar dhe duke e kthyer këtë nismë në një trend. Përveç pozicionit të tij si një prej investitorëve të rëndësishëm të Vlorës dhe drejtues i Shoqatës Shqiptare të Turizmit për Jugun e Shqipërisë, Bedinaj shpesh ka spikatur me nismat e tij qytetare në shërbim të njerëzve në nevojë, një prej të cila ishte strehimi i të prekurve nga tërmeti i nëntorit të kaluar. Puna e tij e spikatur, ka bërë që sot emri “Regina” të kthehet në një brand të besueshëm, duke i dhënë natyrshëm veprimtarisë së tij edhe sloganin “Service you can trust” (Shërbim të cilit mund t’i besoni)

Burimi: Travel Magazine Albania

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME