Categories Lajme

Vasil Bedinaj, njeriu që ndërton anije (Foto)

Në  vitin 2018  Regina Group ndërtoi anijen e parë me kapacitet rreth 200 persona, e cila përshkoi brigjet e Vlorës nëpër Sazan e Karaburun, ku qindra turistë të huaj e kuptohet, edhe plot shqiptarë, shijuan bukuritë e bregdetit vlonjat në ditët e nxehta të verës. Vjet u ndërtua anija e dytë, me kapacitet më të madh, si rrjedhojë e kërkesave të shumta të turistëve, që megjithë shtimin e mjeteve të lundrimit, mbetet ende e lartë. Kantieri është vendosur diku pranë Plazhit të Vjetër, dhe mbikëqyret nga inxhinierë dhe projektues huaj, dimplomuar e vlerësuar nga BE, me qëllim që të sigurohet cilësia dhe siguria e duhur.

Pyetjes tonë, nëse këto janë shenjat e nisjes së industrisë së ndërtimit të anijeve në Shqipëri, Vasil Bedinaj, president i Regina Group, i përgjigjet pozitivisht, duke na zbuluar se përveç zgjerimit të flotës së Regina Group me anije të tjera, në të ardhmen, planet janë për tregtimin e këtyre anijeve, duke plotësuar natyrisht kërkesat e tregut në sajë të porosive.

Por sidomos ajo që synohet fort, është edhe riparimi i anijeve, edhe kur ato vijnë nga jashtë, pasi ky proces është shumë i kushtueshëm dhe kërkon kohë të gjatë nëse kryhet jashtë, siç ndodh aktualisht.
Duket vërtet e largët koha kur moratoriumi i skafeve kishte ndaluar lëvizjen e çdo mjeti lundrues në bregdetin shqiptar, tani që jo vetëm lundrohet, por edhe po ecet me shpejtësi drejt plotësimit të kësaj pike të rëndësishme të turizmit në sektorin e argëtimit dhe kohës së lirë.

Në këtë sektor Vlora është disa hapa më përpara se Durrësi, ku deri tani nuk ka pasur anije turistike në lëvizje por ku stacionohen disa kryqëzore gjatë verës, gjë që në Vlorë nuk ka ndodhur akoma. Mirëpo edhe Durrësi ishte në planet e Regina Group dhe në këtë sezon, atje lundroi anija e parë, që do të shëtiste përgjatë gjirit të Durrësit, duke plotësuar kërkesat e turistëve të shumtë. Megjithatë është lajm shumë i mirë që shenjat e lindjes së një sektori prodhimi duken pozitive, sepse Shqipëria, me një bregdet prej katërqind e pesëdhjetë kilometrash, do të punësonte një numër të madh njerëzish e do të rriste mundësinë e shkollimit në profile profesionale të fushës inxhinierike të lëndëve drusore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME