Categories Lajme

Policia i la në mëshirë të fatit, flasin peshkatarët që i shpëtuan rastësisht mbytjes: U fundosëm, telefonat nuk na punonin

Katër peshkatarët që i shpëtuan fare rastësisht vdekjes mëngjesin e sotëm në Sazan, sapo kanë dalë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës.

Peshkatarët kanë zbuluar momentet e tmerrit që i dashur të përballojnë në mes të detit të hapur, ndërkohë që peshkarexha e tyre po fundosej.

Peshkatarët kanë zbuluar se pavarësisht se kanë dhënë kordinatat e sakta, të vendodhjes së tyre, policia dhe asnjë mjet shpëtimi nuk është shfaqur duke i lënë në mëshirë të fatit.

“Kemi kërkuar ndihmë që në orën 11 e 30 të natës së djeshme.  Na thanë që do dërgojme mjetet për ndihmë, priten në det. Peshkarexha u fundos për pak minuta. Kemi ndenjur disa orë në ujë. Asnjë mjet i policisë nuk ka ardhur. Vetëm trageti na ndihmoi. Në orën 6.

Per fat gjetëm një salvagente, policise i kemi dhënë  kordinatat sapo pamë që në peshkarexh kishte hyrë ujë. Më pas u fundosëm, telefonat sna punonin më”, u shprehën.

Kujtojmë që katër peshkatarët K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç dhe  M.J, 19 vjeç u shpëtuan nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi, pas 4 orëve pritjeje në det. Peshkatarët kanë arritur të shpëtojnë falë ndërhyrjes së punonjësve të tragetit, të cilët i kanë marrë menjëherë në bord.

Policia menjëherë pas ngjarjes njoftoi se Rojet Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës kishin nisur kërkimet e tyre në zonën detare përreth, por nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME