Categories Lajme

Protesta ‘Anti-Vuçic’ në Beograd, mijëra serb në shesh

Në Beograd, për të tretën javë radhazi, me dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestuesit, akuzojnë kreun e shtetit serb se ka vendosur një regjim autokratik dhe po ushtron kontroll të plotë mbi medien. Protestuesit mbanin parulla ku shkruhej “një në pesë milionë”, duke ju referuar një deklarate të hershme të Vuçiç, sipas të cilit edhe po të mblidheshin pesë milionë njerëz në rrugë, ai nuk do i dorëzohej kërkesave të tyre.

Dhjetëra mijëra demonstrues të mbështetur nga partitë opozitare marshuan në Beograd duke bërë thirrje kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, duke e akuzuar se ka vendosur një regjim autokratik dhe po ushtron kontroll të plotë mbi medien. Demonstruesit me pankarta në duar kërkuan dorëheqjen e kreut të shtetit duke e akuzuar atë se ka krijuar një pushtet autokrat dhe se po përdor mediet publike për të sulmuar kundërshtarët politikë. Për të tretën javë radhazi, protestuesit lëshuan thirrje të forta kundër kreut të shtetit duke mbajtur parulla me mbishkrimin “një në pesë milionë”, për t’ju referuar një deklarate të mëparshme të presidentit Vuçiç, sipas të cilit edhe po të mblidheshin pesë milionë njerëz në rrugë, ai nuk do i dorëzohej kërkesave të tyre.

Thirrje u bënë edhe kundër politikave qeverisëse me qëllim përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në vend. Disa parti opozitare nënshkruan një dokument për të kërkuar masa më efektive për parandalimin e abuzimit me fondet publike gjatë periudhës së fushatave elektorale, kontrollin e procesit zgjedhor, si në Serbi, edhe në Kosovë, dhe ndëshkimin sipas kodit penal të individëve që abuzojnë me fushatën. Presidenti Vuçiç tha në reagimin e tij për protestuesit se ai nuk do të pajtohej me kërkesat e tyre, dhe se zgjidhja më e mundshme do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Sipas organizatorëve, në protesta morën pjesë rreth 40 mijë persona. Në komentet e tij për protestën më të fundit, presidenti Vuçiç i sfidoi demonstruesit që të vazhdojnë manifestimet në mënyrë paqësore dhe pa dhunë, por tha se njerëzit e kuptojnë shumë mirë se, pas çdo demonstrate, ai dhe partia e tij bëhen edhe më të fortë. Çdo të shtunë në Beograd organizohen tubime të tilla duke shënuar demonstratat më të mëdha që opozita ka mbajtur prej pranverës së vitit 2017, kur mijëra serbë të rinj protestuan me javë kundër zgjedhjes së presidentit Vuçiç si kryetar shteti. Organizatorët kanë paralajmëruar të mbajnë protestën e ardhshme më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, vrasja e të cilit rriti tensionet mes dy vendeve.

b.xh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME