Categories Lajme

“Të del miu”, pas deputetit edhe Erion Braçe denoncon problemet e një spitali në Lushnje

Deputeti socialist, Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar përmbytjen e oborrit të një qendre shëndetësore në Këmishtaj në Lushnje.

Për shkak të ujit të mbledhur në oborr nga shirat hyrja në qendrën shëndetësore është bërë e pakalueshme. Sipas Braçes, ai ka kontaktuar me firmën mirëmbajtëse për të korrigjuar gabimin por sipas tij asgjë nuk është zgjidhur.

Kujtojmë se për sistemin shëndetësor në Lushnje denoncime të forta janë bërë edhe nga deputeti Sajmir Korreshi. Ky i fundit u bë viral gjatë seancës maratonë të 16 shtatorit në kuvend, ku teksa fliste për kushtet në spitalin e Lushnjës, lëshoi batuta se “të del miu, s’di nga të vesh”. Ndërkohë seancën e së enjtes, deputeti u ndal sërish te problematikat e Lushnjës, ku riktheu sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”.

Postimi i plotë i Braçes:

KJO ESHTE QENDRA E RE SHENDETESORE NE KEMISHTAJ!
Urdheroni, dje, hyrjen ja ka zene uji, oborrin gjithashtu;
Me asnje objekt tjeter ne Kemishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero. Nuk di si te sillem me me drejtuesin e kompanise nen kontrate; E kam thirrur disa here, ne telefon por edhe ne zyre, kam folur me te per cdo gje qe nuk shkon, i jam lutur per te korrigjuar problemet; Per kete qe ka ndodhur, i jam lutur te bej ngritjen e nivelit te oborrit pertej nivelit te kanaleve shkarkuese te rruges ku duhet te kulloj, por jo!
Tani mbetet vec nje gje;

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME