Lajme

Tiranë, pas sherrit gruaja i ngul thikën bashkëshortit 25-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se një shtetase, gjatë një konflikti ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç. Si pasojë i riu ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paskuqan/Informacion paraprak:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close