Categories Lajme

Zbardhet dëshmia/ Kliti Leka pranon se…

Autori i ek zekutimit të biznesmenit Niko Goro, një ditë më parë, 53-vjeçari Kliti Leka, ka dhënë arsyen e kr imit, pasi u rimor në pyetje gjatë ditës së sotme.

“Nëse do më kishte dhënë lekët ose pronën, nuk do ta v risja Niko Goron”, u përgjigj autori para grupit hetimor. Sipas policisë, Kliti Leka dhe Niko Goro kishin komunikuar disa herë së bashku në telefon. Madje edhe ishin takuar lidhur me konfliktin për këtë kompleks të ndërtuar në pronën e Kliti Lekës në Himarë. Biznesmeni Niko Goro i kishte dhënë një apartament, por 53-vjeçari pretendonte edhe shumën e parave shtesë, prej 70 mijë Euro. “Ai nuk e mbajti fjalën. Pasi ndërtoi në pronën time, më premtoi edhe banesën, por më pas edhe paratë. I kisha kërkuar para se ta v risja që ta zgjidhte situatën, por m’u përgjigj me arrogancë. Pse nuk mi dha paratë e mia? Unë i dhashë pronën, ai nuk i qëndroi marrëveshjes. Më vjen keq për atë që bëra. U detyrova nga gjendja e rëndë që isha”.

Ek zekutimi i Niko Goros u bë në prani të motrës së tij, e cila mbeti e pl agosur gjithashtu. Ishin dëshmitarët që lajmëruan policinë dhe i dhanë targën e makinës së Kliti Lekës. 53-vjeçari do të dalë ditën e hënë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e v rasjes me paramendim me dashje, si dhe a rm ëmbajtje pa leje, pasi iu gjet me vete një kallas hnikov dhe një pist oletë./ Tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME