Categories Lajme

Lajmi fundit: Mbërrin në Rinas efektivja Ina Nuka pas kurimit në Turqi

Ina Nuka, efektivja e repartit të “Shqiponjave” që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të “Astirit” përpara Kuvendit në 22 nëntor, pas kurimit në Turqi ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Ina duket në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa e prisnin në aeroport familjarë dhe të afërm. Fjalët e para të Inës përpara mediave ishin se ajo nuk do tërhiqet nga policia pasi kjo ka qenë ëndrra e saj.

Kjo është e pamundur. Unë jam shumë privuar nga shumë gjëra të tjera për të qenë në polici. Kjo s’më pengon aspak, madje më jep shumë forcë.

Ina Nuka, efektive e Shqiponjave
Ina flet edhe për vështirësitë që kaloi pas dëmtimit të rëndë në dy gishta gjatë protestës ku 17-vjeçari Daniel Drobaj hodhi një kapsollë në drejtim të saj. “Në fillim kisha vështirësi. Dhimbjet ishin maft të mëdha”.

Ina Nuka u shtrua fillimisht në spitalin e Traumës në kryeqytet iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Por me mbështetjen e kryeministrit, Ina u nis drejt Ankarasë, në një spital të specializuar ku u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla e hedhur nga i riu. l.q.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME