Categories Lajme

“Lale më ka dërguar Luli me porosi të Momës për lekët”. Dalin detaje të reja nga grupi i Talo Çelës, Klevis Alla i zbulon të gjitha

Klevis Alla u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë duke çuar në çmontimin e grupit të Talo Çelës, i cili organizoi dhe kreu ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Klevis Alla ka treguar përpara hetuesve të gjitha informacionet që ai kishte për grupin ku dikur bënte pjesë dhe ai vetë, i drejtuar nga Talo Çela, i cili vazhdon të jetë i shpallur në kërkim.

Disa javë më parë u arrestuan nga policia Besion Xhixha dhe Enver Diva, falë dëshmisë së Klevis Allës, të cilët ishin punësuar nga Talo Çela për të ekzekutuar vëllezrit Haxhia, por për shkak se Diva u infektua me Covid vrasjen e mori përsipër ta kryente vetë Talo Çela.

Klevis Alla ka shkuar edhe më tej, teksa ka zbuluar pseudonimet e secilit anëtar të grupit, duke filluar nga Talo Çela që njihej si “moma”, Nuredin Dumani që njihej si “bubi” apo “Luli”,  ai vetë thirrej “mekaniku”, ndërsa Altin Ndoci njihej si “byrazeri”.

Besmir Haxhia që fillimisht ishte pjesë e grupit, njihej me emrin “Lala”. Këto të dhëna kanë dalë nga dëshmia e Allës, që treguar edhe momentin kur drejtuesit e grupit Dumani e Çela vendosën ekzekutimin e Haxhisë në 27 prill të vitit të kaluar dhe duket se shkak është bërë një shumë parash që u grabitën në pistën e Rinasit.

“Talo më ka lënë porosi që të shkojë “ Mekaniku”  të takoja “Lalën” dhe t’i thotë: A e kë bërë porosinë gati?” shprehej Nuredin Dumani, sipas përgjimeve ne dosjen e siguruar nga Fax News.

Bëhet fjalë për paratë e vjedhura në pistën e Rinasit por që nuk janë dorëzuar nga Besmiri. Kjo duket se ka sjellë dhe ekzekutimin e tij.

“Lale më ka dërguar Luli (Nuredi) me porosi të Momës (Talo Çela) që të pyes, i ke bërë gati lekët e Momës?” pyet Klevis Alla, po sipas përgjimeve.

“Po qe se janë të zotë, të vijnë e t’i marrin vetë lekët, si ta dëshirojnë ata” u është përgjigjur Besmir Haxhia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME