Categories Lajme

Pranga 55-vjeçarit në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim për kultivim të l ëndëve n arkotike.

“Intensifikohen kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të b imëve n arkotike, vihet në p ranga dhe një tjetër 55 vjeçar për tentativë për kultivim të k anabisit. Gjithashtu, procedohen p enalisht dhe 2 shtetas, për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 12.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në b urg” për veprën p enale “Kultivimi i b imëve n arkotike”.

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura, në ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve n arkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Këneta e Balldrenit” është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në p ranga nga shërbimet e Policisë.

-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë shtuar kontrollet dhe si rezultat kanë konstatuar dhe ndaluar, në aksin rrugor Rrëshen-Milot, automjetet tip “VolksWagen” dhe “Audi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar së drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit H. Sh. dhe Q. H., po transportonin në mënyrë të paligjshme, 276 koli me pije freskuese, pa dokumentacionin shoqërues tatimor.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë proceduan penalisht shtetasit H. Sh., 20 vjeç dhe Q. H., 32 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave “dhe “Mospagimi i taksave”. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME