Categories Lajme

Laprakë, publikohen pamjet e autorëve, u ndihmuan nga një person i tretë

Janë publikuar pamjet e dy autorëve të vrasjes në Laprakë, pas kryerjes së krimit. Ata janë dy të rinj, që largohen me vrap pas atentatit. Një person i dyshuar si bashkëpunëtor në krim është vënë në pranga nga policia. Këta dy të rinj janë autorët e dyshuar të vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikola dhe plagosjes së shokut të saj Erjon Benga, mbrëmjen e 26 dhjetorit në zonën e Laprakës në Tiranë.

“ABC News” ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, që tregojnë dy të rinjtë teksa largohen nga vendngjarja. Ndryshe nga sa u tha në fillim, autorët e dyshuar të vrasjes nuk kanë qenë të maskuar, por mbanin xhupa me kapuç.

Ata largohen me vrap dhe në fund të rrugicës mundohen të fshehin edhe armën e krimit. Ora shënon 18:11 minuta e së mërkurës. Dy autorët ishin të veshur me xhupa e me xhinse dhe sipas dëshmitarëve u ndihmuan edhe nga një person i tretë me automjet.

Më herët Policia e Tiranës ka ndaluar një person të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të atentatit në Laprake. Burime kofidenciale pohojnë se ai është Ronald Muzhaqi, por nuk saktësohet roli i tij në krim. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkaq një 19 vjeçar nga Puka vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia i dyshuari kryesor për vrasjen. Oficerët e policisë gjyqësore kanë ngritur dyshime se ky konflikt ishte vijim i një përplasjeje të ndodhur disa ditë më parë mes Erjon Bengës dhe dy personave të tjerë për shkak të ngacmimit të të dashurës së tij.  Mbi 20 persona jënë shoqëruar në Komisariatin nr.3., si edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por pas marrjes në pyetje u lanë të lirë. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME