Categories Teknologji

Laptopi i ri që do e lansojë Microsoft, ja disa nga detajet

Microsoft pritet të lansojë Surface Pro 7 të ri gjatë javës tjetër. Kompania po ashtu mund të shfaqë dy variante të të njëjtit model, sipas burimeve, njofton lajmi.net. Microsoft mund të prezantojë një version të rifreskuar të modelit aktual Surface Pro me disa modifikime të vogla, por edhe një ndryshim të madh në hartimin dhe tiparet e të njëjtës pajisje në fushat e harduerit dhe dizajnit.

Modeli i ri është me emrin e koduar Campus, dhe pritet të ketë një dizajn “pa skaje”. Kjo do të thotë që Microsoft do të zvogëlojë madhësinë e skajeve rreth ekranit, dhe dizajni mund të ngjasojë me Apple iPad Pro. Karakteristikat e reja përfshijnë USB-C në vend të USB-A si dhe portin MiniDisplay, ndërsa 4G LTE do të ofrohet që nga fillimi. Ekziston mundësia që ky model të lansohet si Surface Pro 7, për ta dalluar nga pjesa tjetër e formacionit.

Modeli tjetër, i cili duket i njëjtë me atë Surface Pro 6 ekzistues, mban emrin e koduar Harper dhe mund të marrë një port USB-C në vend të MiniDisplay. Detajet specifike Microsoft do t’i paraqesë më 2 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME