Categories Lajme

Largimet e drejtuesve në kadastrën ne Vlorës vijojnë,ndërsa pala akuzuese,kërkon zbardhjen e të vërtetës për pronën në Jalë

Elona Hodaj është titullari i tretë i Agjensisë Rajonale të Kadastrës së Vlorës që jep dorëheqjen brenda një muaji. Shkak është bërë një dosje pronësie në Jalë të Himarës. Së bashku me Hodaj ,dorëheqjen e ka dhënë këtë të martë edhe zv.drejtori i këtij institucioni Krenar Xhemali.

Pronësia e truallit është fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës se Apelit në Vlorë më dt 12.2. 2019 nga katër bashkëpronar familja Gjokaj, Jahaj , Xhyheri dhe Kaporaj.

Gjatë procesit është vërtetuar ndër të tjera se prerendentët përballë tyre kanë depozituar dokumente pronësie të falsifikuara. Personat,të cilët pretendonin të njëtin truall,në Jalë, gjatë procesit gjyqësor është vërtetuar se kishin depozituar dokumenta të fallasifikuara. Ndaj pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ASHK ka regjistruar pronën. Gjithsesj bëhet fjalë për një tokë rreth 1.6 hektarë,pjesë e pronës ,së katër bashpronarëve.

Ngërci është krijuar kur pala tjetër e cila pretendon pronësinë e saj, në masë mbi 70 % të pronës është ndërtuar edhe një objekt , ndërsa me një vendim të gjykatës së lartë nr 246 dt 23.04.2019 është kërkuar bllokimi provizor i pasurisë tashmë të rregjistruar. Deri më tani në rrokadë janë ndërruar tre drejtorë nga të cilët për shkak të presioneve të situatës, janë dorëhequr me motivacionin e arsyeve personale.

Ndërkohë po ditë e sotme,avokati i bashkëpronarëve Geron Gunbardhi,shoqëruar edhe nga pronari i ligjshëm Kristo Gjoka si edhe pretendohet kanë bërë një kallëzim penal në Prokurorin e rrethit gjyqësor Vlorë,ndaj personave ,të cilët pretendoj në të marrin pronën prej 1.6 hektarë tokë në zonën e Jalës,duke përmendur emrin e shtetasit Alban Xhillari,i cili ka kërkuar me dokumenta falso leje zhvillimi pranë KRTSH,ndërsa akuza janë ngritur edhe ndaj kreut të kadastrës Artan Lame,teksa sipas avokatit,juristët dhe drejtuesit e hipotekës Vlorë,janë duke u zhantazhuar .

Ndërkohë një padi penale është mgritur edhe nga zv drejtorit të kadastrës Taulant Canameti ,i cli është deleguar nga Tirana, nën rojen e bodigardëve,me qëllimin për të marrë vendim të jashtëligjshëm ndaj kësaj prone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME