Categories Lajme

LD kërkon shkarkimin e gjyqtares Hoxha, ja pse

Pak ditë pas Markelian Kuqos, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Enklejda Hoxha, e cila ka liruar nga burgu disa personazhe të njohur të botës së krimit, mes tyre ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen, Ilir Pajën apo Hekuran Billën.

Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

KËRKESA NGA ILD

Vrásja e shtetasit Hekuran Billa më 11 qershor 2020 e transmetuar nga media bashkë me të dhëna mbi gjendjen gjyqësore dhe lirimin para kohe të tij, e nga i njëjti magjistrat, lirimi para kohe me kusht edhe për të dënuar të tjerë si Ilir Paja apo Endrit Dokle, kanë bërë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të verifikojë, e më pas të nisë hetimin disiplinor me iniciativë ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë Enkeleida Hoxha, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Në raportin hetimor të ILD, që ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, renditen argumenta se gjyqtarja Enkeleida Hoxha:

Ka kryer shkelje të rënda profesionale, në funksion të zgjidhjes së parregullt të çështjeve gjyqësore penale; Ka mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit; Veprime dhe sjellje që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin; 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Ka zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njënashme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale. Në raportin hetimor që ndodhet në KLGJ, konstatohet kryerja e shkeljeve disiplinore nga ana e magjistrates me dashje direkte, me pasojë lirimin e një të dënuari që përbën rrezik për komunitetin, nxiti akte me natyrë hakmarrje, që rezultoi me ekzekutimin e shtetasit Hekuran Billa, me pasojë të mëtejshme rrezikun që kjo sjellje e papërshtatshme e magjistrates, të ndiqet si shembull nga magjistratë të tjerë.

Bazuar në faktin që shkelja disiplinore në rastin konkret përbën “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor që ndaj magjistrates Enkelejda Hoxha të jepet masa disiplinore“Shkarkim nga detyra”, e parashikuar nga neni 111 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME