Categories Lajme

Ledjana Fratari merr mbështetjen e të përndjekurve politikë: Do të jem zëri juaj

Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, pasardhëse e familjes atdhetare Fratari, e ka nisur fushatën me ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Në nje takim tek selia e Institutit për Studimet e Krimeve Kundër Komunizmit, Ledjana Fratari u mbështet nga të dy shoqatat e ish të persekutuarve si personi i duhur për të përfaqësuar këtë shtresë.

Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë tha se Lediana Fratari do të çojë në parlament vlerat e familjes së saj atdhetare, që kanë kontribuar për vendin që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, tek lufta anti-fashiste dhe rezistenca antikomuniste.

Kandidatja e PD, Lediana Fratari deklaroi se është një detyrim politik dhe detyrim moral që të jetë zëri i shtresës së ish të përsekutuarve në regjimin komunist në parlament, në mënyrë që qeveria e PD të permbushë të gjitha angazhimet e marra.

“Programi i Partisë Demokratike, është një projekt politik, ekonomik dhe social për të nxjerrë shqiptarët nga mjerimi dhe kurrupsioni ku i ka zhytur qeverisja e socialistëve. Por veçanërisht, ish të përndjekurit politikë, do të trajtohen me prioritet, jo për mëshirë, por për të rivendosur nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, tha Fratari.

Përfaqësues të ish të përndjekurve, shprehën mbështetjen për kandidaturën e Lediana Fratarit, si vajzë e një familjeje të madhe, por edhe si një politikane e re, me formim perëndimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME